Metodat e Kerkimit (permbledhje)

D. SH.

Pikëpamja tradicionale në shkencë i ka dhënë rëndësi të madhe përvojës në ndërtimin e të gjithë korpusit të dijes.  Kjo konsiderohet dhe shkolla e mendimit Empirist.

Sipas pikëpamjeve empiriste cdo gë në shkencë vjen nga përvoja dhe cdo gjë që nuk ofrohet nga përvoja nuk ka vend në shkencë.  Gjithcka ndodhet aty dhe ne e konstatojmë përmes shqisave duke ia nënshtruar më pas procesit të përpunimit intelektual, pra, fakti shkencor gjendet aty, është një njësi objektivisht e matëshme, të cilën ne e perceptojmë përmes përvojës.

Arsyeja, sipas empiricizmit, luan një rol dytësor, sepse ajo furnizohet me të dhëna nga shqisat, për tu vendosur në shërbim të përvojës. Arsyeja pa përvojën do të ishte nul, sepse nuk do të kishte asnjë objekt analize.

Empiricizmi si shkollë mendimi politik kritikohet nga Epistemologjia, e cila njihet ndryshe dhe si Shkenca e Dijes. Ndryshe nga Empiricizmi, sipas Epistemologjisë, shkenca dhe kërkimi shkencor e kanë origjinën, jo te fakti, por te prblemi, i cili lind pasi faktet të jenë analizuar. Gjithashtu, duke kundërshtuar Empiricizmin, Epitemologjia na tregon se “një grumbull fakesh janë shkencë, aq sa janë shtepi një grumbull gurësh”.  Kjo dmth që të dhënat bëhen fakte shkencore vetem pasi i janë nënshtruar arsyetimit racional dhe analizës teorike, pra shohim një “pavarësim/clirim” të shkencës nga përvoja.

Një pikë e cila shpesh kundërshtohet nga kritikët e Epistemologjisë është ajo që trgon se “realiteti shkencor është një realitet i krijuar, i ndryshëm nga realiteti i përditshëm”, por nëse në shkenca ekzakte flasim për realitete të fabrikuara, në shkencat sociale kjo vështirësohet, sepse subjktet vepruese dhe njësitë e analizës janë qënie të arsyeshme.

METODA SHKENCORE

Metodat ne shkenca shoqërore, janë mjete tedomosdoshme të  kërkimit, të cilat na mundësojnë që të arrijmë rezultate dhe njohuri të reja, apo t’i korrigjimë ato ekzistuese.

Shkencat Politike kombinojnë një sërë metodash që janë të përbashkëta apo të ngjashme për të gjitha Shkencat Shoqërore, të cilat janë të huazuara nga shkencat ekzakte. 

Objektivi i kërkim  shkencor është rritja e njohurive por edhe të kuptuarit mbi realitetin shoqëror e politik.Kjo fillon me parashtrimin e një apo më shumë pyetjeve hulumtuese rreth problemit që na preokupon ose fenomenit që na intereson.

Këto pyetje udhëhiqen nga një teori e cila i sfidon përmes hipotezës, dhe kjo e fundit  duhet t’i nënshtrohet vlerësimit dhe matjes nëpermjet testimit që ne fund rezulton me konkluzione.

Procesi i kërkimit shkencor përbëhet nga disa faza që janë të ndërlidhura:

  • formulimi i teorisë,
  • operacionalizimi,
  • përzgjedhja e teknikave kërkimore,
  • analiza
  • interpretimi i të dhënave.

QASJET METODIKE TE KERKIMIT SHKENCOR NE SHKENCAT POLITIKE

Qasjet kryesore metodike në studime politike ndahen në:

  • Qasja normative, e cila konsiston rreth asaj se “SI DUHET TË JETË” vlera dhe jo  “SI ËSHTË”
  • Qasja kërkimore empirike,  e cila mundohet që realitetin politik ta interpretoj në mënyre sa më objektive përmes:
  • vrojtimeve,
  • përvojave,
  • instrumenteve
  • metodavetë caktuara shkencore,

duke testuar tezat dhe matur të dhënat e fituara, në kuptimin e verifikimit dhe falsifikimit të tyre (sipas tezës së Karl Popper-it), gjithnje duke u nisur nga pyetja se “ÇFARË ËSHTË” edhe “SI ËSHTË”.

NATYRA E METODAVE KERKIMORE

Metodat e kërkimit mund të jenë:

  • Metoda Kualitative, pra cilësore përmes të cilave sigurojmë kuptimin dhe sqarimin e rasteve studimore, objekteve të hulumtimit, nga prizmi historik e filozofik, duke grumbulluar të dhëna e informacione me qëllim krahasimin e rasteve apo duke u bazuar në një rast të vetëm studimor.
  • Metoda Kuantitative,ose sasiore për përpunimin e të cilave mbështetemi te të dhënat numerike që janë zakonishtë të prezantuara në trajtën e statistikave.

Megjithatë, se çfarë të dhënash dhe studimesh do të ofrohen, varet në masë të madhe, nga mënyra se si bëhet studimi, konkretisht:

  • me çfarë metodash kërkohen të dhënat;
  • si analizohen të dhënat;
  • si interpretohen këto të dhena. 

PYETJET QE NGRE KERKIMI SHKENCOR NE SHKENCAT POLITIKE

Duke ju referuar studiuesit Ëilliam N. Dunn, kërkimet në shkenca politike zakonisht ju referohen dhe orientohen rreth pyetjeve si psh:

  • Cila është çështja për të cilën kërkohet zgjidhja?
  • Çfarë qasje duhet ndjekur për të zgjidhur këtë çështje?
  • Çfarë rezultati pritet të arrihet?
  • A e mundësojnë këto rezultate zgjidhjen e çështjes së caktuar?
  • Çfarë masa shtesë duhet ndërmarrë nëse këto veprime nuk do ishin të mjaftueshme?
  • Cila alternativa duhet ofruar në këtë rast?   

KARAKTERI I KERKIMIT SHKENCOR NE SHKENCAT POLITIKE

Studimi kërkimor politik është inter-disiplinar prandaj edhe metodat e përdorura janë të huazuara nga fusha të tjera shkencore. Të gjitha këto disiplina si dhe metodat e tyre janë të ndërvarura dhe interferojnë edhe me faktorë të tjerë, të cilët nuk duhet të anashkalohen.

Ndërsa matjet e indikatorëve brenda politikave përkatëse mund të bëhen në forma statistikore, përmes figuravedhe tëdhënaveqoftë ekonomike apo nga anketimet e opinionit publik ose përmbajtësore përmes shqyrtimit ligjor, apo politik; ose edhe në formë të krahasimeve me politika të ndryshme të vendeve të tjera. 

KARAKTERI I KERKIMIT SHKENCOR NE SHKENCAT POLITIKE

Metodë unike, ideale dhe të caktuar nuk ka, ajo varet kryekëput nga vet objekti i studimit.

Mirëpo një ndër mënyrat e kërkimit më të shpeshta dhe më të përhapura në Shkenca Politike është padyshim metoda krahasuese, që njihet edhe si “metoda mbretëreshë e Shkencave Politike””

 (shih:Schubert /Bandeloë, 2003: 210).  

METODA KRAHASUESE

Kjo metode nënkupton krahasimin e dy apo me shumë objekteve të studimit.

Metoda Krahasuese përbëhet prej konstatimit të ngjashmërisë dhe ndryshimeve mes dukurive të ndryshme, psh. të kuptohen dhe të interpretohen më mire shtetet dhe politikat e caktuara të tyre; shkalla e zhvillimeve ekonomike; niveli arsimor; administrimi;  menaxhimi i burimeve etj.

METODA KRAHASUESE

Krahasimet mund të bëhen mes fushave, faktorëve dhe aktorëvetë ndryshëm, apo edhe ndërmjet shteteve ose organizatave të ndryshme.

Në aspektin kohor mund të jenë

  • diakron- pra në kohë të ndryshme,
  • sinkron- në kohë të njëjtë. 

METODA KRAHASUESE

Në sferën hapësinore studimet krahasuese mund të jenë

  • Brenda-shtetërore (psh. krahasimi i partive politike të një vendi);
  • Ndër-shtetërore (p.sh krahasimi i të ardhurave mesatare apo shkallës së papunësisë mes dy apo më shumë shteteve);
  • Ndër-rajonale (modelet krahasuese mund të përdoren ndërmjet rajoneve në disa aspekte si p.sh politikat energjetike në Ballkan dhe Skandinavi apo politikat tregtare ndërmjet Amerikës Latine dhe Azisë qëndrore, etj);
  • Globale, në të cilat bëhen krahasimet mes rendeve botërore në kohëra të ndryshme me karakter të përgjithshëm siç është kërkimi për ngrohjen globale, popullsinë botërore, terrorizmi ndërkombetar, etj. 

RENDESIA E KRAHASIMIT METODIK

Kjo metode ka vlerën e vet praktike, sepse duke krahasuar dukuritë e ndryshme shoqërore, institucionet e ndryshme qeveritare dhe duke zbuluar vetitë e njëjta apo te ndryshme nga ky krahasim, konstatohen përparësitë apo mangësitë konkrete e asaj qe dëshirojmë te studiojmë dhe te njohim.

Janë të njohura raportet e shumta ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare që bazohen në metoda krahasuese dhe që publikohen periodikisht për çështje të caktuara, të tilla mund të jenë kërkimet statistikore të numrit të veprave kriminale apo të konflikteve të armatosura, shkallës së papunësisë, barazisë mes meshkujve dhe femrave në tërë vendet e botës nga institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare, indeksi i zhvillimit njerëzor (Human Development Index) nga OKB-ja, liritë politike nga Instituti Freedom House, shkalla e korrupsionit nga organizata Transparency International e kështu me radhë. 

METODAT KERKIMORE

Së fundi duhet mbajtur mend një postulat në Shkencën e Kërkimit

Metodat janë të varura nga teoritë, ndërsa teoritë të ndërlidhura me hipotezat, dhe hipotezat me pyetjen kërkuese dhe të gjitha këto varen nga të dhënat respektive të cilat duhen interpretuar dhe analizuar.

Konceptet dhe termat bazë në Kërkimin Shkencor

Teoria- është një bashkësi konceptesh të ndërlidhura që drejtojnë veprimet dhe nocionet (Nugent, 1987).

Teoritë sigurojnë orjentime ose udhëzime për të ndërhyrë dhe ndihmuar, për të shpjeguar gjëra, fakte që nuk janë plotësishtë të qarta.  Teoritë duhen konceptuar si një ndërthurje e asaj që është e ditur me ato që hamendesohen, pra me gjëra që hipotetikisht mund të qëndrojnë (hipotezën do ta shohim pak më poshtë).  Teoritë kanë tre funksione qëndrore organizimi, shpjegimi, parashikimi (Munson 1983).

Duhet patur parasysh që kërkimi shkencor që secili bënë ndikohet në mënyrë të ndjeshme nga teoritë që studjuesi zgjedh për tu bazuar. Teoritë për studjuesin e Shkencave Politike dhe shoqërore në përgjithësi, udhëhiqen ndjeshëm nga parashikimet rreth botës, realitetit në të cilin ne operojmë.

Një teori mund të krahasohet më një hartë mendore ku shihen rrugët dhe shtigjet e drejtimit shkencor. Një teori e mirë dhe rezistente në kohë, padyshim i hap rrugë qindra studimeve shkencore të mapasëshme. 

Hipoteza- është një pohim i shprehur si një deklarim. Është një premisë që mund të përdoret si bazë për kërkimin shkencor në Shkencat Politike. Babbie (1986) e përcakton hipotezën si :një pritje rreth asaj se si gjërat duhet të jenë në botë, nesë parashikimet teorike janë të sakta”. Hipoteza duhet konsideruar si versioni formal i hamendësimit të studjuesit, i cili më pas ia nënshtron këtë hipotezë një procedure të komplikuar dhe të hollësishme testimi, kjo procedurë njihet si Testimi i Hipotezës

Hipoteza mund të parashikoj një drejtim ose të shpreh një marrëdhënie të pranueshme mes variblave (për të cilët do flasim më pas).

Ato që njihen si hipoteza rstësore, apo neutrale jane shumë të shpeshta, një rast mund të jetë “nota mesatare e universtetit varet nga nota mesatare e shkollës së mesme”, kjo nuk aspak e vërtetë, madje nuk ka asnjë lidhje mes të dy pjesëve të hipotezës. Në këtë rast hipoteza quhet e pavlefshme. Hipoteza e pavlefshme na tregon se nuk ka asnjë korelacion, qoftë ngjashmërie qoftë dallimi mes subjekteve që krahasohen.

Variablat- njihen edhe si ndryshorë dhe paraqesin një koncept të matshëm sic mund të jetë mosha, pesha, pasuria, bindja politike etj. Varibli na tregon se subjektet për të cilët ne po mbledhim të dhëna, kanë një numër të pafundëm dallimesh në dimensione të ndryshme. Variablat mund te mendohen si rregulla per klasifikimin e njerezve, qendrimeve, besimeve etj ne kategori te ndryshme (Kidder & Jud, 1986). Duet patur parasysh që vlera e variablit është e ndryshueshme.

Variablat mund të jenë diskrte dhe që shfaqin zgjedhjet “ose…/ose…, pra një njeri mund të jetë ose femër osë mashkull; një shtet mund të jetë ose i madh ose i vogël. Nga na tjetër variablat mund të jenë dhë te vazhdueshëm, pra janë të vazhdueshëm në kuptimin e variacionit të tyre, brenda një sërë mundësish, psh. kur masim nivelin e demokracisë së një shteti, sipas një sistemi pikëzim nga 1 deri në 100, shteti që është subjekt i studimit tonë mbase nuk është 100 pikë, por le të thëmi varojn nga 85-90 pikë demokraci.

Variablat ndahen në:

Variabla të pavarur, janë variabla që mendohet se influencojnë fenomenin që kemi objekt studimi.  Psh. papunësia është një variabël i pavarurë nesë ne studjojmë problemin e alkolizmit. Duhet patur parasysh që variablat e pavarur janë të kontrollueshëm dhe te manipuleshëm nga studjuesi.

Variabla të varura, janë ndryshorët të cilët studjuesi përpiqet  t’i parashikoj, pikërishtë reagimin e variablave të varur duam të shohim dhe të masim në një studim kërkimor. Variabli i varur në një studim, mund të shërbej si variabël i pavarur në një studim tjetër. 

Te dhenat- perfshine te gjithe informacionin që mblidhet gjate nje studimi por qe ende nuk eshte analizuar dhe perpunuar. Do me thene quhen te dhena te gjitha informacionet qe merren dhe i nenshtrohen analizes se perpunimit metodologjik.

Per te ekzaminuar te dhenat studjuesi perpiqet te gjej rrugen qe e ndihmon per te kuptuar problemin ose fenomenin që ka në shqyrtim.

Matjet- kur flasim per kerkimin ne shkencat sociale, ku bejne pjese dhe shkencat politike, duhet patur parasysh një nocion “dicka qe percaktohet mund edhe te matet”. Nese do na duhej t’i japim nje perkufizim matjes mund te themi qe eshte procesi per te kuatifikuar poziten shoqerore, qendrimet, sjelljet dhe konceptet teorike. Ne lidhje me matjen ekzistojne dy aksioma të Ëalter Hudson (1977):

“Nese nuk mund te kryeni matje te nje problemi, atehere ai nuk ekziston”.

“Nese nuk mund te kryeni matje per problemin, atehere nuk mund ta trajtoni ate” 

Subjekti-është personi, shteti, partia, institucioni që merr pjese ne studimin kerkimor. Permes subjekteve merren te dhenat te cialt me pas do t’i perpunojme, ekzaminojme, masim dhe analizojme.

Korrelacioni-eshte nje madhesi statistikore qe na ndihmone te kuptojme relacionin mes dy variablave. Pra, permes korrelacionit ne zbulojme lidhjen e shkakesise. Megjithate jo te gjihte korelacionet qendrojne, keshtu psh. para disa kohesh doli nje lajm sipas te cilit ekziston nje lidhje mes nivelit te inteligjences dhe te qenit miop, kjo sepse, sipas studimit, miopet dilnin me mire ne testet e inteligjences. Por kjo nuk do te thote aspak qe korrelacioni eshte i dykahshem, pra askush nuk mendon qe do te ris inteligjencen duke u bere miop.

Njesia e analizes -eshte objekti ndaj te cilit merret informacion ne kuader te nje studimi te dhene. Njesia e analizes, pra objekti mund te jete individ (respondent), nese kemi te bejme me anketime apo intervista, por mund te jete edhe institucion, shtet apo qytet, kjo varet nga studimi qe do te kryhet. 

Popullata teorike -eshte teresia e te gjitha njesive te analizes, apo sic thame me siper, grupi I objekteve mbi te cilat do te shtrihet studimi dhe nga te cilat do te marrim informacion.

Pyetje:

Nese bejme nje studim mbi sjelljen elektorale, popullata teorike jane…………………. ndersa njesia e analizes eshte ………………….

Kampion -quhet ajo pjese e popullates teorike, e zgjedhur me kritere te percaktuara, e cila konkretisht i nenshtrohet procesit te marrjes se informacionit qe i nevojitet studjuesit. Pra kampion eshte ajo pjese konkrete e popullates teorike, ose teresia e atyre njesive te analizes te cilat i nenshtrohen procesit te marrjes se informcionit.

Psh.

Nese vazhdojme te kemi interes mbi studimin e sjelljes votuese, ajo pjese prej, le te themi, 1200 njerezish qe do t’i nenshtrohen studimit perbejne kampionin e ketij studimi.

Kujdes!!!

Kampioni eshte nje numer, jo nje interval 1200. 

USHTRIM 1

1. Analizo hipotezen e meposhteme:

“Sa me e shtrenjte te jete bileta e hyrjes ne pishina, aq me pak ka te ngjare te kete vjedhje”

  • Cila eshte popullata teorike?
  • Cili eshte variabli i pavarur? Ky eshte nje variabel cilesor apo sasior?
  • Cili eshte variabli i varur? Ky eshte nje variabel cilesor apo sasior?  

USHTRIM 2

1. Analizo hipotezen e meposhteme:

“Duke karahasur individet, sa me te moshuar te jene aq me ne menyre konservatore synojne te votojne”

  • Cila eshte popullata teorike?
  • Cili eshte variabli i pavarur? Ky eshte nje variabel cilesor apo sasior?
  • Cili eshte variabli i varur? Ky eshte nje variabel cilesor apo sasior?
About these ads

One thought on “Metodat e Kerkimit (permbledhje)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s